Sulmuesi i Struga Trim Lum, Besart Ibraimi, është lojtar i javës së pestë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Ai kontribuoi në fitoren e liderit të kampionatit, skuadrës shqiptare Struga Trim Lum, me rezultat 2:1 ndaj Sileksit të Kratovës.
Mediumi maqedon “Ekipa. mk” ka përzgjedhur Ibraimin lojtar të javës.
“Besart Ibrahimi është treguesi më i mirë pse në Strugë është sjellë si përforcim i madh.
Me përvojën, dëshirën dhe cilësinë e tij, ai jep një kontribut të madh në fitoret e struganëve dhe vendin e parë në tabelë.
Kështu ka qenë edhe këtë herë ndaj Sileksit”, shkruan mes të tjera mediumi maqedon.
Ibraimi kryeson edhe listën e shënuesve, me gjithsejt 4 gola.