Toma huazohet në Portugali

Futboll

Toma huazohet në Portugali

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 18:53
Toma huazohet në Portugali

Futbollisti i Genkut, mesfushori Bastien Toma, është huazuar në Portugali te Paços Ferreira.

23-vjeçari nuk luajti asnjë minutë nën drejtimin e trajnerit Wouter Vrancken te Genku në Belgjikë.

Në Portugali kalon si i huazuar sërish, pasi ka kontratë me klubin belg deri në vitin 2024, shkruan Telegrafi. Genkut i ishte bashkuar në vitin 2020 dhe që nga ajo kohë ka luajtur gjithsej 24 ndeshje.

Klubi portugez ka të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit.

Në sezonin e kaluar ai luajti te St. Gallen, ku zhvilloi 29 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe dy asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat