Vashat e Shqipërisë mposhten nga Polonia

Futboll

Vashat e Shqipërisë mposhten nga Polonia

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 20:57
Shqipëria

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Polonisë në konkurrencën e femrave, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara vashat e Shqipërisë kanë pësuar humbje si vendase kundër Polonisë.

Polaket mposhtin me rezultat të ngushtë 2:1 Shqipërinë, me ndihmën e dy golave të futbollistes Ewa Pajor në minutën e 24’ dhe në atë të 30’.

Në anën tjetër, golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Qëndresa Krasniqi, e cila edhe e zhbllokoi rezultatin e para në ndeshjen e sotme në minutën e 11’.

Me pikët e reja, Polonia zë vendin e tretë në tabelë në kuotën e 17 pikëve, krahas Shqipërisë që renditet në pozitën e katërt në Grupin F me 10 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Polonisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat