Gjiganti francez, Paris Saint-Germain përmes një komunikate ka bërë zyrtare transferimin e mesfushorit spanjoll, Carlos Soler.
Soler i bashkohet PSG-së në një marrëveshje të përhershme nga skuadra e Valencias për një tarifë transferimi prej 18 milionë eurosh, plus tre milionë të tjera në formë të bonuseve.
Mesfushori spanjoll ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me gjigantin francez, e cila do ta mbajë atë në “Parc des Princes” deri në vitin 2027.