Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes skuadrës së Leicester Cityt dhe asaj të Manchester United, ku kjo e fundit hynë drejt zhveshtores në epërsi prej një goli.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “King Power”, Manchester United gjen vetën në epërsi minimale prej 1:0 si mysafirë i Leicester.
Golin e vetëm gjatë kësaj pjese të parë e shënoi ylli anglez, Jadon Sancho, i cili kalon “Djajtë e Kuq” në epërsi në minutën e 23’ të ndeshjes.
Rezultati i pjesës së parë, 1:0 në favor të United.