Sulmuesi danez, Martin Braithwaite është larguar sot nga Barcelona, pasi që me marrëveshje reciproke shkëputi kontratën me gjigantin katalunas.
Por pavarësisht kësaj, Braithwaite do ta vazhdojë të ardhmen e tij në La Liga, pasi që i është bashkuar në formën e lojtarit të lirë skuadrës së Espanyolit.
Braithwaite ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare, e cila do ta mbajë atë te Espanyoli deri në vitin 2025.