Sulm me armë zjarri mbi selinë e Federatës së Futbollit në Turqi

Futboll

Sulm me armë zjarri mbi selinë e Federatës së Futbollit në Turqi

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 22:35
Federata e Futbollit në Turqi

Në drejtim të selisë së Federatës Turke të Futbollit (TFF) që ndodhet në Stamboll është organizuar sot një sulm i armatosur.

Mediat turke raportojnë se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në vendngjarje.

Sipas agjencisë së lajmeve DHA, shtatë plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës, si dhe një sallë konferencash që ndodhet në katin e poshtëm.

Ministri I Brendshëm njoftoi gjithashtu se është duke u hetuar për rastin për të zbardhur shkakun dhe zbuluar autorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat