Tanimë ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga ana e Liverpoolit për marrëveshjen e arritur për transferimin e mesfushorit brazilian, Arthur Melo.
Melo do t’i bashkohet Liverpooli në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit 2022/23, ndërsa në marrëveshje nuk është përfshirë opsioni me të drejt blerjeje.
Por, si duket ky nuk do të jetë transferimi i vetëm i Liverpoolit në ditën e fundit të afatit kalimtar veror të transferimeve, pasi që “Të Kuqtë” janë në kërkim të përforcimit të radhës.
Siç spekulohet nga shumë media në rrjetet sociale, emri më i përfolur është mesfushori i Brightonit, Moises Caicedo.
Besohet se Jurgen Klopp e dëshiron edhe një mesfushor para mbylljes së merkatos aktuale, dhe raportimet e fundit tregojnë se Caicedo është dëshira e trajnerit gjerman.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ende lëvizje nga gjiganti anglez, duke pasur parasysh situatën jo të mirë me lëndime në klub.