Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Leicester Cityt dhe asaj të Manchester United, ku kjo e fundit ka arritur të arkëtojë pikët e plota.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “King Powe”, Manchester United ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Leicesterit.
Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të tre pikëve për “Djajtë e Kuq” e shënoi ylli anglez, Jadon Sancho, i cili vulos fitoren e United me golin e tij në minutën e 23’.
Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e United në kampionatin anglez, pas fitoreve kundër Liverpoolit dhe Southamptonit.
Me pikët e reja, United ngjitet në pozitën e pestë në tabelë në kuotën e nëntë pikëve, krahas Leicester që zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë të arkëtuar.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të United.