Gjiganti anglez, Liverpool, sapo e ka konfirmuar transferimin e mesfushorit brazilian, Arthur Melo, nga skuadra e Juventusit.
Melo i bashkohet Liverpoolit në një marrëveshje në formë huazimi, dhe do të qëndrojë në “Anfield Road” për pjesën e mbetur të sezonit 2022/23.
Po ashtu, në marrëveshjen mes Liverpoolit dhe Juventusit nuk është përfshirë opsioni me të drejt blerjeje, dhe mesfushori brazilian do të rikthehet në Itali në përfundim të këtij edicioni.