E fundit, Depay nuk largohet nga Barcelona

Futboll

E fundit, Depay nuk largohet nga Barcelona

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 23:18
Memphis Depay

Orët e fundit të merkatos verore janë duke çmendur tifozë të shumtë nga anë e mbanë bota, ku klube të shumta janë duke punuar maksimalisht që të finalizojnë marrëveshjet për lojtarët që po i kërkojnë.

Tani, në çastet e fundit të afatit kalimtar të transferimeve, sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay, e ka konfirmuar të ardhmen e tij.

Spekulime të shumta e lidhnin yllin holandez me një largim të mundshëm nga “Camp Nou”, por këtij largimi ia ka mbyllur derën vetë Depay.

Depay ka vendosur që mos të largohet këtë verë nga Barcelona, dhe e ka konfirmuar këtë gjë përmes një komunikate zyrtare.

“Unë kam vendosur që të qëndrojë te Barcelona! Jam i gjithi i përkushtuar që të kontribuoj në aspektin sportiv të klubit”, tha Depay.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat