Pierre-Emerick Aubameyang është zyrtarisht lojtar i Chelsea-t.
Sulmuesi kaloi nga Barça te londinezët për 12 milionë euro plus Marcos Alonson në këmbim.
Duke folur pas kalimit te Chelsea, Aubameyang tha: “Ndihem i nderuar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe mezi po pres të luaj.”
Nga postimet e Chelsea-t në rrjetet sociale mësohet edhe që 33-vjeçari do mbajë fanellën me numrin 9.
Aubameyang kaloi në janar te Barcelona dhe i ndihmoi shumë katalanasit në një nga momentet më të vështira të historisë së tyre, por me afrimet e reja, ku kryeson ai i Robert Lewandowskit, 33-vjeçari nuk pa më hapësira të mjaftueshme te skuadra e Xavit, ndaj dhe pranoi rikthimin në Premier League.