Ky është klubi ku mund të transferohet Ronaldo

Futboll

Ky është klubi ku mund të transferohet Ronaldo

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 12:28
Ronaldo

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë, pavarësisht se afati kalimtar në shumicën e ligave ka përfunduar.

Në Turqi, raportohet se Fenerbahçe është gati të bëjë, siç e quajnë ata transferimin e shekullit.

Sipas Ajansspor, Fenerbahce po tenton transferimin dhe dy palët madje kanë arritur një marrëveshje në parim.

Afati kalimtar në Turqi mbyllet më 8 shtator, çka i lejon ata që të sigurojnë shërbimet e yllit portugez.

Sikurse Manchester United, edhe Fenerbahce është në Ligën e Evropës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat