Kosova është një vend që “prodhon” edhe gjëra të pazakonta sportive!
Është e gërditshme, neveritëse kur sheh ndonjë sportist apo ndonjë sportiste të sporteve me dorë, pas stërvitjeve duke ndezur një cigare!
Është aq primitive kur e sheh dhe ai apo ajo e fsheh cigaren ose mundohet ta fus edhe në xhep me një shpejtësi të paparë, duke u frikësuar mos po e fotografojmë dhe po bëhet virale në opinionin sportiv!
Harron se mund të djeg xhepin dhe veten për atë shkret cigare!
Kryesitë e klubeve duhet të jenë me syçelë dhe mos të tolerojnë kësi raste, nëse një sportist apo sportiste e zënë duke e konsumuar duhanin! Këto dukuri mos të tolerohen dhe as mos të falen sepse nuk mund të bëhet sportist apo sportiste shembullore e as i frytshëm për ekip, por është një shembull i keq për gjeneratat e reja që e shohin!
Ndonjë trajner apo ndonjë trajnere, gjatë stërvitjes, kemi hasur që përdorin celularin, duke komunikuar përmes mesazheve! Dihet se kur fillon stërvitja e ekipit është orë mësimi dhe më aty fiken celularët! Nuk ka më aty komunikim telefonik e as mesazhe sepse është orë mësimi. Ndonjë trajner apo ndonjë trajnere duhet ta ketë të qartë këtë punë.
Këto janë dukuri që po ndodhin në vendin tonë!
Në disa federata sportive, sidomos të ato federatat e vogla, flitet e përflitet se ka klube fiktive dhe më shumë iu shërbejnë për vota, kur mbahen zgjedhjet e ndonjë federate! Nëse ka klube fiktive, pse i tolerojnë vetë klubet që janë me traditë dhe të organizuara dhe nuk i denoncojnë hapur!
Një trajner i karatesë një ditë, në kushte anonime thotë: “Kemi klube fiktive dhe vetëm për vota ose edhe për të marrë ndonjë euro nga komunat përkatëse, Një person i ka pesë klube”. Nëse është kështu, ky është krim sportiv dhe duhet të gjitha të luftohen, mos të lejojnë dukuri të tilla!
Nëse dikush nuk e ka kuptuar ose nuk do me kuptuar, para disa jave trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, e dha alarmin, që disa sportistë përdorin alkool, shishabar dhe kanë sjellje të pahijshme! A e dini se çfarë do të thotë sjellja e pahijshme?
E dini shumë mirë. Nuk mund të arrihet në sport me gjëra të tilla, me alkool, shishabar, apo siç flitet e përflitet, sportist apo sportiste, çohet natën e ikë nga kombëtarja apo klubi kur është në përgatitje të përbashkëta, duke dal me të dashur apo kushedi me kë! As nuk ndëshkohet dhe heshtet rasti nga ndonjë klub apo federatë!
A mund të kemi rritje të cilësisë me kësi gjëra? Assesi! Kështu që duhet të veprohet! Ose kur Visar Alimehaj, ish nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, kur ka thënë se ka abuzime seksuale, gati disa e “pushkatuan”, duke thënë le të del ai tipi me emra e me mbiemra ose për trajnerin e volejbollit Bujar Dervshajn, le ti këqyrë ai punët e veta në Zvicër, se nuk di i gjërat dhe mos t’ia fut prej kornerit! Ose mbahen disa turne të ashtuquajtura ndërkombëtarë, në disa sporte luftarake dhe thonë marrin pjesë gjermanët, italianët, zviceranët, por ata janë krejt emra shqiptarë? Kosova e çudirave!