Matajs de Ligt është një nga transferimet më të bujshme në merkaton aktuale në radhët e rekordmenëve gjermanë të Bajernit. Dëshira dhe grimat nuk mund të mungonin edhe në sfidën e fundit në Kupë:
“Bajerni ka një stil shumë të përafërt me Ajaksin gjatë kohës kur unë luaja për ta. Ajo se çfarë më bën përshtypje dhe më vështirëson punën si mbrojtës, është se i gjithë ekipi ka mentalitet sulmues, dhe për ne mbrojtësit nuk është e lehtë të kthehemi mbrapa”.
Matajs kujton diçka interesante nga e shkuara:
“Në ndeshjen e sotme përdora një hile të vjetër, të cilën ma ka mësuar Xhorxho Kielini, quhet bllok, kur ti pengon gjithë fushëpamjen e kundërshtarit”, përfundoi 23-vjeçari.