I pathyeshmi i mbrojtjes ferizajase 

Futboll

I pathyeshmi i mbrojtjes ferizajase 

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 15:54
I pathyeshmi i mbrojtjes ferizajase 

Ferizaj po përgatitet për sfidën e radhës në Kampionatin e Kosovës, kundër Drenicës në Skenderaj.

Gentrit Halili vlerësohet si mbrojtës i pathyeshëm dhe që i jep siguri ekipit.

“I pathyeshmi i mbrojtjes, Gentrit Halili apo ndryshe siç e quajmë ‘The Great Ëall’.

Nëse duhet ta përshkruajmë me fjalë, atëherë do të duhen shumë rreshta për ta treguar kualitetin dhe performancat e këtij djaloshi. 
Luftarak, agresiv, pozicionim perfekt, ndërhyrje vendimtare, e mbi të gjitha qetësia dhe eleganca në momentin që e ka topin.

Këto janë vetëm disa nga tiparet që e bëjnë të veçantë numrin '4' të ekipit tonë. 

Gentriti është shtylla e mbrojtjes, muri i fundit dhe i pakalueshëm për ekipin kundërshtar. 

Mbi të gjitha ai është vetëm 20-vjeçar dhe lojtar me një të ardhme të ndritur. Shumë njerëz nuk e besojnë moshën e tij të re sepse duke e shikuar nga performanca, ai të jep bindjen e një lojtari me shumë vite përvojë”, shkruan në faqen e klubit ferizajas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat