Milan dhe Inter do të përballen në derbin e parë për këtë sezon në Serie A, me takimin që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 18:00.
Kjo superndeshje mes dy ekipeve do të luhet në “San Siro”, ndërsa pritet të jetë e luftuar deri në fund.
Përpara kësaj sfidë në konferencën për shtyp ka folur trajneri, Stefano Pioli, i cili ka deklaruar se derbi mbetet derbi dhe se përballja me Interin është e balancuar, pasi s’ka një skuadër favorite për të fituar.
Javë e ngjeshur. Si e keni menaxhuar?
Ne kemi një rrugë të përbashkët. Kemi një bllok lojtarësh që tashmë e kanë treguar që janë shumë konkurrues dhe ka ende hapësira të mjaftueshëm për përmirësim.
Një Milan ndryshe nga sfida me Sassuolon?
E thash dhe pas asaj ndeshje se në derbi ne do të shohim një Milan tjetër. Ne do të provojmë idetë tona me më shumë forcë, më shumë energji dhe më shumë kualitet. Kështu vendosen ndeshjet e mëdha.