Shkatërruesi i mesfushës bavareze, Leon Gorecka, është rikthyer në ekip, pas një mungese të gjatë, si rezultat dëmtimi në gju.
Sfida ndaj Viktoria Këln do të ishte dita e shumëpritur për 27-vjeçarin, jo vetëm me rikthimin në fushë, por edhe me gjetjen e golit.
Nuk mund të mungonte entuziazmi i tij: “Dëmtimi më ka prekur jo vetëm në anën fizike, por edhe atë psikologjike, ndihesha shumë keq. Tani gjithçka ka ndryshuar, ndjehem si i rilindur.
Te pjesa e golit nuk ishte goditja e duhur, por për fatin tim të mirë, përfundoi në rrjetë”.