Pas vetëm dy muajsh bashkëpunimi, Shkupi vendosi që të shkëputë kontratën me futbollistin Antonio Kalanoski.
28-vjeçari Kalanoski u soll nga Sileksi në fillim të afatit kalimtar të verës, ndërsa sot skuadra nga Çairi njoftoi se i jep fund bashkëpunimit.
“Mbyllet bashkëpunimi me sulmuesin Antonio Kalanoski!
Skuadra jonë F.C SHKUPI njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin Antonio Kalonski. Marrëveshja për ndërprerjen e bashkëpunimit ka qenë e dy anshme ndërsa klubi ynë e falenderon futbollistin për kontributin si dhe i uron shumë fat në sfidat e radhës", - thuhet në njoftimin e Shkupit.
Kalanoski ka luajtur edhe për Pobedën e Prilepit, Bellasicën, Strugën, Borecin, Metalurgun, Napredokun, Ohrin.