Paredes prezantohet te bardhezinjtë!
Leandro Paredes ësh të futbollisti më i ri i Juventusit.
Mesfushori argjentinas, aq shumë i kërkuar nga trajneri Masimiliano Alegri, jo vetëm që ka kaluar pozitivisht vizitat mjekësore dhe ka ndjekur nga tribuna fitoren e shokëve të tij të rinj në “Allianz Stadium”, por dje ka kryer edhe seancën e parë të plotë, për të qenë gati për transfertën me Fiorentinën këtë fundjavë.
Sigurisht që audienca për 28-vjeçarin e ardhur në huazim nga PSG-ja është shumë e madhe, por po ashtu edhe shpresat se ai, së bashku me Pogbanë dhe Lokatelin, do të ngrenë në nivelet e kërkuara cilësinë e mesfushës bardhezi..