Aubameyang dëshiron të largojë mallkimin e fanellës me numrin 9!
Thomas Tuchel, në konferencën për shtyp ka folur dhe për transferimin e Aubameyang, i cili në fakt do të mbajë mbi shpinë një “numër të mallkuar”, 9.
“Pierre mezi po pret për aventurën e re, ka zgjedhur numrin 9 sepse dëshiron tu tregojë të gjithëve se sa i mirë është”, tha trajneri gjerman.
Në sezonet e fundit këtë fanellë e kanë mbajtur disa sulmues të njohur si Romelu Lukaku, Radamel Falcao, Fernando Torres, Gonzalo Higuain, Alvaro Morata, por thuajse të gjithë kanë dështuar.