Barcelonën e pret një transfertë delikate në Sanchez Pizjuan ndaj Sevillas.
Para kësaj sfide, trajneri Xavi Hernandez foli në konferencë për shtyp ku theksoi se në fushë do të zbresin ata lojtarë që janë në formën optimale, pavarësisht moshës ndërsa shtoi se Pique është i lumtur dhe vjen me qejf në stërvitje.
“Unë në fushë hedh futbollistët me rendimentin më të mirë, nuk e shikoj aspak si një kriter moshën. Jordi Alba është pjesë e organikës dhe gjatë sezonit do të na ndihmoj shumë, duhet të tregohet i rëndësishëm sepse ka shumë eksperiencë. I njëjti diskutim vlen edhe për Pique, e shoh të qetë dhe po stërvitet mirë.
Duhet të tregohemi një familje. Sa i takon jetës private të Pique, unë shoh që është i lumtur dhe vjen me qejf në stërvitje. Por, nuk mund të prek tema personal të një futbollisti, nëse ka nevojë për ndihmë atëherë ne jemi këtu.
Merkato? Jemi të kënaqur me punën e bërë, kërkonim një organikë që të konkurronte kudo dhe tashmë duhet ta tregojmë në fushë sa të mirë jemi. Presioni rritet çdo ditë dhe nëse humbet të duket sikur nuk mund të dalësh në rrugë. Mendoj se do të jetë një sezon i madh, ne do të luftojmë për gjithçka”, u shpreh Xavi.