Sezoni futbollistik ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Ernest Muçin.
Dy gola dhe 3 asist në 8 ndeshje, e kanë shndërruar talentin shqiptar në një protagonist te Legia e Varshavës që triumfoi këtë të premte ndaj Radomiak Radom me rezultatin 1-0 duke marrë kryesimin e kampionatit.
Në këtë përballje, Muçi u aktivizua nga stoli në minutën e 66-të, teksa në të 83-tën, nxori në pah klasin e tij, duke asistuar golin e fitores të realizuar nga Augustiniak.
Vlen të theksohet fakti se sezonin e kaluar sulmuesi shqiptar u aktivizua 24 ndeshje duke realizuar 4 gola, ndërsa këtë sezon, ecuria duket vërtetë pozitive.