Edhe Jordi Alba është deklaruar rreth asaj se kush e meriton “Topin e Artë” për këtë vit.
Mbrojtësi i Barcelonës tha se ai gjithmonë këtë çmim do t’ia dorëzonte Lionel Messit, por që tani e meriton Karim Benzema.
“Unë gjithmonë do t’ia jepja Leos [Messit], por këtë vit Benzema ishte shumë i mirë”, tha Alba.
Kujtojmë se Messi nuk është në listën e ngushtë të kandidatëve për “Topin e Artë” këtë vit.
Benzema, Salah, Courtois, De Bruyne, Lewandowski, Mane, Mbappe dhe Ronaldo janë ndër pretendentët kryesor për “Topin e Artë”.
Megjithatë, sulmuesi i Real Madridit po vlerësohet si favorit për ta fituar për herë të parë këtë çmim, pasi ai zhvilloi një sezon fantastik.
Francezi e ndihmoi skuadrën spanjolle ta fitoi titullin e kampionit në La Liga, si dhe në Ligën e Kampionëve.
Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” do të mbahet më 17 tetor..