Presidenti i Chelsea-t për shqiptarin: Është pjesë e madhe e planeve tona

Futboll

Presidenti i Chelsea-t për shqiptarin: Është pjesë e madhe e planeve tona

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 11:10
Broja

Armando Broja ka shuar çdo dilemë të mundshme për të ardhmen e tij. Tuchel duket se ka besim të verbër te aftësitë e sulmuesit shqiptar dhe ia doli ta mbante në “Stamford Bridge”. 20-vjeçari po merr minutat e tij me ekipin e parë të Chelsea-t, me të cilin ka firmosur edhe një zgjatje të kontratës.

Blutë e Londrës kanë njoftuar përmes faqes zyrtare se Broja do të jetë lojtar i tyre deri në vitin 2028. Me këtë fakt, drejtuesit e Chelsea-t dëshmojnë besimin që kanë te potenciali i sulmuesit shqiptar. Presidenti Boehly, ka shprehur gëzimin e tij për këtë rinovim dhe thekson se Broja është një element i rëndësishëm për planet e ardhshme të klubit.

“Jemi të kënaqur që Armando i është përkushtuar Chelseat.

Ai është një sulmues i ri dhe emocionues dhe një pjesë e madhe e planeve tona për të ecur përpara”, ka deklaruar Todd Boehly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat