Sulmuesi francez i Milanit, Olivier Giroud i ka dërguar një mesazh Interit para derbit mes këtyre dy skuadrave.
Dy rivalët më të mëdhenj në tokën italiane, Milan dhe Inter do të përplasen sonte në ‘San Siro’ në derbin e parë të këtij sezoni.
Giroud, i cili kishte vendosur epilogun e derbit të kaluar mes këtyre dy skuadrave, ka thënë së sërish dëshiron ta vendos derbin mes ‘Rossonerëve’ dhe ‘Nerazurëve’.
“Dua ta vendos përsëri derbin. Jemi gati të luajmë me zemër”, ka thënë Giroud.
Ballafaqimi mes milanistëve dhe internistëve nis në orën 18:00.