Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite me dy ndeshjet e javës së pestë.
Ky vikend pritet të jetë i zjarrtë për skuadrat elitare. Java e pestë do të nis sot ku do të përballen Drita-Llapi dhe Trepça ’89-Malisheva, duel këto tejet të rëndësishme dhe që pritet të prodhojnë sfida joshëse.
E diela pasdite do të jetë edhe më e ‘nxehtë’. Padyshim se kryendeshja e kësaj xhiro është përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit, derbi ky që do të luhet në dielën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’.
Të dy skuadrat e kanë nisur mjaft mirë këtë sezon të garave, andaj sfida mes prishtinasve dhe kampionëve në fuqi të Kosovës, parashikohet të prodhojë një super-ndeshje.
Tifozët e Prishtinës ‘Plisat’ por edhe ‘Xhebrailat’ nga Suhareka, kanë paralajmëruar atmosferë fantastike në kryederbin e kësaj fundjave.
Ndërkaq, të dielën përveç duelit Prishtina-Ballkani, do të luhen edhe duelet Dukagjini-Gjilani dhe Drenica-Ferizaj.
Superliga / Java e pestë
Sot takohen:
Drita – Llapi
Trepça ’89 – Malisheva
Të dielën takohen:
Prishtina – Ballkani
Dukagjini – Gjilani
Drenica – Ferizaj.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro nisi në orën 15:00, përveç derbit mes Prishtinës dhe Ballkanit që luhet prej orës 20:00.