Valencia ka arritur marrëveshje me Romën për të huazuar Justin Kluivertin deri më 30 qershor 2023 po me një opsion për të blerë lojtarin.
Ai ka luajtur me klubin italian pesëdhjetë e tri ndeshje, ku ka realizuar pesë gola.
Futbollisti është nga shkolla e Ajax dhe kishte bërë debutimin e tij te klubi për ekipin e parë në vitin 2017.
Ai është djali i Patrick Kluivert, ish-sulmuesit që kishte luajtur për Valencia CF në sezonin 2005-2006, po edhe me shumë klube të tjera po edhe për Holandën.