i zhgënjyer

Futboll

i zhgënjyer

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 12:08
Cody Gakpo

Cody Gakpo ishte një nga emrat më të lakuar në zyrat e drejtuesve të Manchester United. 23-vjeçari i PSV ishte shumë pranë transferimit tek “Djajtë e Kuq”, megjithatë në fund anglezët i përqëndruan resurset njerëzore dhe financiare te Antony i Ajax.

Nga ana tjetër, holandezi duket se ka mbetur i zhgënjyer nga United ndërsa thekson se besonte në transferimin e tij te United ndërsa zbulon edhe bisedën me trajnerin e Holandës e ishin e Manchesterit, Louis Van Gaal.

“Deri në javën e kaluar mendoja se do të transferohesha te United. Më pas mora në shqyrtim edhe oferta të tjera, por te PSV gjeta një opsion më të mirë. Manchester United më kërkoi nga fillimi i merkatos dhe sinjalet ishin pozitive derisa në një pikë gjithçka u duk e përfunduar dhe e besova. Gjithsesi, javën e kaluar ky transferim nisi të venitej.

Oferta të tjera? Nuk do të ishte mirë për mua dhe PSV të ndryshoja klub në momentet e fundit. Fola edhe me trajnerin Louis Van Gaal dhe më këshilloi se një transferim në vitin e Botërorit nuk do të ishte ideale”, u shpreh Gakpo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat