Liverpooli u përpoq të transferonte Denis Zakarian nga Juventusi, por lojtari në fund përfundoi te Chelsea.
Reprezentuesi i Zvicrës nënshkroi me “Blutë” në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por raportohet se ai e kishte si opsion edhe kalimin në “Anfield”.
Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Liverpooli tentoi ta transferonte 25-vjeçarin, por nuk ia doli dhe në fund mori Arthur Melon nga Juventusi.
Zakaria te Chelsea ka kaluar në huazim nga Juventusi për sezonin 2022/23.
Megjithatë, klubi nga Londra mund ta shfrytëzojë opsionin e blerjes në verën e vitit tjetër.
Edhe Arthur kaloi te Liverpooli në formë huazimi nga “Zonja e Vjetër”, teksa edhe “Të Kuqtë” kanë të drejtën e blerjes së tij pas përfundimit të sezonit aktual.