Gjiganti gjerman, Bayern Munih gjatë tregut të kësaj verë që u mbyll dy ditë më parë, kishte provuar që t’ia ‘vjedh’ Barcelonës talentin spanjoll, Gavi.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë, sipas mediave gjermane, ishte në kontakt me agjentin e mesfushorit të katalonasve.
Reprezentuesi i ri spanjoll, thuhet se ka parë ngecje të negociatave me Barcelonën për marrëveshjen e re të kontratës pasi që po shkon drejt fundit të kontratës aktuale.
‘Bavarezët’ provuan që spanjollin të transferojnë në Munih gjatë kësaj verë, por lojtari mësohet se vendosi të qëndrojë në ‘Camp Nou’ të paktën edhe një vit për shkak të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.