Mane: Do të jap shpirt në fushë për Bayernin

Futboll

Mane: Do të jap shpirt në fushë për Bayernin

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 14:22
Mane: Do të jap shpirt në fushë për Bayernin

Sulmuesi i Bajern Mynih, Sadio Mane vazhdon të dhurojë magji te tifozët bavarezë, jo vetëm brenda fushe, por edhe jashtë saj. Në një intervistë së fundmi në faqen zyrtare të “Bundesliga.com”, 30-vjeçari do të gjente fjalë mjalti për të përshkruar pritjet nga tifozëria e Bajernit:

“Jam shumë i lumtur që jam lojtari i klubit më të mrekullueshëm në botë. Nuk kam për ta harruar kurrë pritjen që më rezervuan, thjesht ishte magjike, i falënderoj të gjithë. Dashuria e dashamirësve do të thotë shumë për mua.

Kjo është një detyrë shtesë se përse do të luftojë, madje edhe gjak nëse nevojitet, do jap gjithçka për t’i kthyer borxhin.

Sa herë që luajnë në “Allianz Arena” më kthen vite prapa, gjatë kohës kur gjeja ngrohtësinë pranë familjes dhe shoqërisë time, edhe pse në kushte të vështira.

Kështu është edhe Bajerni për mua, një familje e madhe”, përfundoi përshkrimin “romantik” lojtari afrikan. Senegalezi ka arritur të kthehet lojtarë përcaktues në radhët e rekordmenëve nga Bavaria me 4 gola në 6 ndeshje, jo keq për një 30-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat