UEFA ka konfirmuar se tetë skuadra janë sanksionuar për shkelje të “Fair Play Financiar” gjatë pesë viteve të fundit.
Ekipet që ishin pjesë në garat e UEFA-s sezonin e kaluar u vunë nën kontrollim për vitet financiare 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022, megjithëse 2020 dhe 2021 u vlerësuan si një periudhë për shkak të masave emergjente të Covid-19.
UEFA njoftoi të premten se tetë skuadra do të gjobiten për dështimin për të përmbushur kërkesat e saj financiare, me Monakon (0.3 milion €), Marseille (0.3 milion €), Besiktas (0.6 milion €), AC Milan (2 milion €), Juventus. (3.5 milion €), Inter (4 milion €), Roma (5 milion €) dhe PSG (10 milion €) janë urdhëruar ose të paguajnë menjëherë ose t'i zbriten këto shuma nga çmimet e tyre nga ky sezon.
Shkeljet e mëtejshme do të bënin që secila palë përkatëse të akuzohej sërish, me PSG-në që do t'i jepej dënimi më i madh prej 55 milionë eurosh të tjera.
Çuditërisht, UEFA zbuloi se skuadrat nga Anglia dhe Spanja plotësuan të gjitha kriteret e tyre dhe nuk do të ndëshkoheshin.
Megjithatë, UEFA tha që 19 klube si Borussia Dortmund, Chelsea, Barcelona, Basel, Union Berlin, Fenerbahce, Feyenoord, Leicester City, Manchester City, Lyon, Rangers, Real Betis, Royal Antwerp, Sevilla, Lazio, Napoli, Trabzonspor, Wolfsburg dhe West Ham United, janë vendosur në një listë mbikëqyrëse pasi ata ose vetëm i plotësuan kërkesat e tyre ose përfituan nga rezultatet historike pozitive të hyrave brenda klubit.
Këto 19 klube janë informuar se nuk do t'u jepet një liri e tillë kur të analizohen rezultatet e vitit financiar 2023.