Drita e Gjilanit e shemb me lojë e rezultat 4:0 Llapin e Podujevës, në. ndeshjen e javës së pestë të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita përveç katër golave, tre herë qëlloi edhe shtyllën e llapjanëve.
Gjithçka u qartësua në 45 minutat e parë kur Drita avancoi me rezultat 3:0.
Llapi luajti shumë dobët dhe pësoi humbjen e dytë resht pas asaj nga Prishtina.
Golat i realizuan Besnik Krasniqi ( 10’ e 26, nga penalltitë), Almir Kryeziu (45+2'), Marko Simonovski (57’).
Drita është në vend të dytë me 8 pikë dhe Llapi në të gjashtin me 5 sosh.