Malisheva tregon forcën në “Riza Lushta”, Thaçi në festë!
Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, padyshim se është në festë, duke fituar prej ndeshjeve më të vështira në udhëtim, me rezultat 3:2 ndaj Trepçës ’89, në takimin e javës së pestë të elitës së futbollit të Kosovës.
Malisheva bëri paraqitje shumë të mirë dhe ia doli të kthehet me tre pikë.
Për Malishevën shënuan Bajrami (25'), Gavazaj (56' e 69') dhe për Trepçën '89 realizuan Mba (42') e Mitroviq (87').
Malisheva është në vend të pestë me 6 pikë dhe Trepça '89 mbetet ende pa fitore dhe në kuotën e 2 pikëve, duke u renditur në pozitën e tetë.