Alvaro Morata ka bërë shumë mirë që nga rikthimi i tij te Atletico Madrid, pas mbarimi të huazimit te Juventus.
Sulmuesi ka treguar një formë për t’u pasur zili dhe ka bindur trajnerin Diego Simeone, i cili vendosi që ta mbajë spanjollin në skuadër.
Ndër klubet që ishin në garë për kartonin e 29-vjeçarit këtë verë, përfshihej edhe Barcelona, me katalanasit që raportohet nga mediet spanjolle që tentuan disa herë dhe deri në sekondat e fundit të merkatos për ta bindur sulmuesin që të bashkohej me ta.
Megjithatë përgjigja e Moratës ka qenë e palëkundur, me spanjollin që refuzoi “blaugranat” për të vazhduar rrugëtimin e tij me Atletico Madrid.
Në këtë nisje të sezonit në La Liga, më saktësisht në tre javë, sulmuesi spanjoll ka gjetur rrugën drejt rrjetës dy herë dhe forma e qëndrimi i 29-vjeçarit duken premtuese për vazhdimësinë.