Union Berlini vazhdon me lojëra dhe rezultate të mira në Bundesliga I.
Union Berlini mbetet i pamposhtur edhe pas javës së pestë, duke shënuar tre fitore e dy barazime sa ka edhe Bayern Munihu.
Bayerni, kampion në fuqi, nuk arriti më shumë se një pikë nga Berlini, duke luajtur baras 1:1 me Union Berlinin.
Për Union Berlinin realizoi Becker (12') dhe për Bayernin shënoi Kimmich (15').
Bayerni renditet në vend të tretë me 11 pikë sa ka edhe Union Berlini një pozitë më poshtë dhe një pikë me pak se lideri Freiburgu.