Përparim Rama fton të gjithë prishtinasit nesër në stadium për ndeshjen ndaj Ballkanit: Forca Plisa, forca Prishtina!
Nesër nga ora 20:00 do të zhvillohet super derbi i Superligës mes Prishtinës dhe Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dy ekipet janë mobilizuar mjaft mirë për këtë takim, e njëjtë kanë bërë edhe tifogrupet e klubeve.
Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama fton të gjithq qytetarët e kryeqytetit të jenë nesër në stadium për ta përkrahur ekipin e qytetit të tyre.