Batatina: Një arbitrim i tillë e prish derbin

Futboll

Batatina: Një arbitrim i tillë e prish derbin

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 18:58
Batatina: Një arbitrim i tillë e prish derbin

Llapi ka pësuar humbje të thellë në xhiron e pestë të Albi Mall Superligës në futboll. 

Skuadra nga Podujeva u mposht në udhëtim te Drita, me rezultat 4-0.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka fajësuar gjyqtarët, të cilët sipas tij e vendosën ndeshjen në pjesën e Parë.

“Që nga fillimi dy penallti, asnjëra nuk ishte.

Gjithçka vendosën referat në pjesën e parë dhe normalisht që është problem të kthehesh në lojë. Dritës i kishin mbetur disa pije pa i pirë nga Kupa e Kosovës, le t’i pinë sot, le të festojnë. Ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës, ta bëjmë maksimumin.

Futbolli luhet gjatë, ka shumë për t’u luajtur. Por, një derbi i tillë me këta arbitra, që kam shpresuar shumë në ta, dhe niveli si kanë referuar këta gjyqtarë sot, nuk e meritojnë të jenë pjesë e Superligës. Një arbitrim i tillë e prish derbin, janë të ri, por në ndeshje të tilla nuk kanë potencial”, ka thënë pas ndeshjes trajneri Batatina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat