Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e pestë të Albi Mall Superligës.
Bardhekaltrit kanë mposhtur Trepçën ‘89 në udhëtim me rezultat 3:2, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes, kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaçi ka thënë se kjo është një fitore që e ndihmon ekipin për ndeshjet e ardhshme.
“Pas humbjes që pësuam në shtëpi nga Drenica, nuk ishte e lehtë t’i ktheheshim fushës së lojës.
Kemi lojtarë cilësorë. Megjithatë, është një fitore e rëndësishme për ekipin tonë që na ndihmon për ndeshjet e ardhshme.
Kemi marrë gola që nuk është dashur t’i marrim, por ky është futbolli. E uroj ekipin për angazhimin dhe fitoren. Shohim para për ndeshjet e ardhshme”, është shprehur trajneri Thaçi.