Sevilla mbetet gjithmonë një provë fortë për Barcelonën, sidomos kur ndeshja luhet në “Sánchez Pizjuán”. Edhe në një moment të keq për skuadrën andaluze, e cila ka mundur të grumbullojë vetëm një nga nëntë të mundshme deri tani në kampionat, shkalla e vështirësisë paraqitet e lartë për “Blaugranat”.
Pas një merkatoje vërtet për t’u duartrokitur, skuadra e e drejtuar nga Xavi Hernández ndjen nevojën për të konfirmuar të gjitha gjërat e mira që treguan kundër Realit dhe Valladolidit.
Në formacionin titullar duket nuk do të mungojë Jules Koundé, qendërmbrojtësi që deri para pak javësh ishte pjesë e Sevillas. Xavi edhe në këtë ndeshje duket e e prefero në krahun e djathtë, ndërsa Araujo në qendër.
Në krahun e majtë rikthehet titullar Jordi Alba. Në mesfushë, përveç Busquets dhe Pedrit, do të zbresë në fushë nga minuta e parë de Jong, ndërsa treshja e sulmit tashmë është e konfirmuar: Dembele-Lewandoëski-Raphinha.