Manchester City, kampion në fuqi i Anglisë, nuk fiton në Birmingham, duke luajtur baras (1:1) me Aston Villën, në takimin e javës së gjashtë të Premier League.
Manchester Cityt nuk i mjaftoi as goli i sulmuesit norvegjez, Erling Haaland.
Në minutën e 50-të, Haaland kaloi në epërsi Cityn.
Mirëpo, kampionëve fitoren ia mohoi futbollisti Balley duke shënuar në minutën e 74-të, për rezultatin 1:1.
Arsenali kryeson me 15 pikë por me një ndeshje më pak, duke lënë pas Manchester Cityn me 14, Tottenhami 14 etj. dhe Aston Villa është në vend të 17-të me 4 sosh.