Deçiqi nuk është ai i pesë javëve të para në kampionatin malazez, dy ndeshjet e fundit janë një sinjal jo i mirë, dy humbje rresht, 3:0 nga Sutjeska në Nikshiq dhe sonte në Tuz mposhtet me 2:4 nga Arsenali i TIvatit.
Deçiqi nuk është në formë apo nuk është në ditët e tyre?
Pjesa e parë fatale për skuadrën shqiptare, pësuan tre gola. Dashiq (27’, 39’), Doshljak (43’) shënuan për 0:3.
Në pjesën e dytë, Deçiqi ngushton rezultatin me golin e Denkoviq në minutën e 68-të.
Pastaj Fatos Beqiraj realizon për 2:3 në minutën e 76-të. Bullatoviqi shuan shpresat e vendasve, me golin e minutës 79-të, 2:4.
Deçiqi kryeson me 13 pikë, pasojnë Jezero 13, OFK Petrovac 12, Arsenal Tivati 12 pikë etj.