Napoli kthehet me tre pikë të mëdha nga Roma, duke fituar derbin me rezultat 2:1 kundër Lazio-s, në kuadër të javës së pestë në Serie A.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit nga minuta e parë dhe tregoi paraqitje të mirë në fanellën e Napolit.
Në minutën e 84-të, u aktivizua Elseid Hysaj për Lazio-n, e cila përkundër lojë së mirë nuk e barazoi rezultatin.
Për Napolin shënuan Kim Min-Jae (38') e Kvaratskhelia (61') dhe për Lazion realizoi Zaccagni (4').
Napoli kryeson me 11 pikë, aq sa ka edhe Milani në pozitën e dytë, pasojnë Atalanta dhe Roma, secila me nga 10 pikë por me nga një ndeshje me pak, Juventus 9. Inter 9, Lazio 8 pikë etj.