Futbollisti i talentuar, Haris Isufi, është djali i ish futbollistit të mirënjohur, Sheremetit, sulmuesi më efikas në vitet e pas luftës në fanellën e Prishtinës.
Haris Isufi sot shkëlqeu duke shënuar het-trik për fitoren e Trepçës U17 në udhëtim, me rezultat 3:2 ndaj Ulpianës së Lipjanit, në kuadër të Superligës së Kosovës U17.
Harisi dëshmoi edhe një herë se po shkon hapave të babait.
Si babai si i biri. Nuk thonë kot në popull, se dardha pikë ndër dardhë, kështu është me Harisin.