Ylli i Chelseat, Kepa Arrizabalaga i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Andrea Martinez.
Miss Universe Spain në vitin 2020 i ka thënë “Po” propozimit të futbollisit.
Çifti janë në një lidhje prej kohësh dhe konfirmuan romancën e tyre në janar. Dhe tani duket se do kurorëzojnë dashurinë në martesë shumë shpejt.

30-vjeçarja fitoi Miss Universe Spain në 2020 dhe konkurroi Miss Universe në Las Vegas. Përveçse është modele, ajo është edhe një ish-basketbollite e talentuar.
Në vitin 2006, ajo u zgjodh për ekipin spanjoll të basketbollit U-15. Kepa njoftoi fejesën mbrëmjen e së enjtes në rrjetet e tij sociale.
“Ajo tha PO”, shkroi lojtari 27-vjeçar, duke ndarë lajmin e lumtur me fansat e tij.
Martinez komentoi duke shkruar: “Po! Po! Po! Unë të dua gjithmonë”.
Mes dashamirësve ishte edhe ish-portieri dhe drejtori teknik i Chelsea, Petr Cech, i cili shkroi ‘Enhorabuen’, që në spanjisht është ‘Urime’.
Ndërkohë që lidhja u konfirmua në janar, kjo nuk është një romancë e stuhishme me çiftin që përflitet se ishin në lidhje prej disa kohësh përpara se të dilnin publikisht.