Media lokale kroate “Varazdinski.net” shkruan me superioritet për shqiptarin Agon Elezi, që me sukses po luan në Kampionatin e Kroacisë në futboll.
“Tre pikë të reja, Varazhdini mundi Goricën, Elezi shënoi dy gola, arbitri bullgar ndau dy kartonë të kuq.
Me këtë fitore, Varazhdini është në vendin e tretë në SuperSport HNL!
Në ndeshjen e xhiros së 8-të të HNL, lojtarët e Varazhdinit para tifozëve të tyre, mundën me rezultat 2:1 (2:0) Goricën, kështu që Varazhdin shënoi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon.
Lojtarët e Varazhdinit bënë një hap të madh drejt tre pikëve në pjesën e parë kur Agon Elezi shënoi dy gola për 2:0. Në vazhdim Deni Juriq ngushtoi rezultatin (2:1) në minutën e 61-të.
Varazhdin hapi me vendosmëri ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 10-të. Tonio Tekliq asistoi shkëlqyeshëm, ndërsa Agon Elezi e futi topin në rrjetën e mysafirëve. Në minutën e 43-të Elezi synoi me sukses rrjetën e kundërshtarit për herë të dytë dhe shënoi për 2:0.
Gjërat filluan të ndryshojnë në fushë gjatë pjesës së dytë. Fillimisht në minutën e 61-të, Deni Juriq shënoi gol të bukur, për të zvogëluar rezultatin në 1:2. Si fakt interesant, le të themi se këtë duel e gjykuan një treshe arbitrash bullgarë dhe arbitri kryesor e përjashtoi sulmuesin vendas Shegu në minutën e 74-të.
Në kohën shtesë, Gorica mbeti me dhjetë lojtarë pasi Juriq mori kartonin e dytë të verdhë”, shkruan mes të tjera mediumi kroat. Varazhdini është në vend të tretë me 12 pikë, 10 me pak se lideri Dinamo e Zagrebit dhe Gorica në të nëntin me 5 sosh.