Anis Mehmeti gjendet në formë në këtë fillim sezoni. Pas atij golit në stilin “Mesi“, talenti shqiptar shënon një tjetër gol për t’u duartrokitur.
Në minutën e 39 Mehmeti kontrollon bukur një top të ardhur drejt tij dhe më pas driblon kundërshtarin, duke e lënë në vend të palëvizur.
I gjendur më pas brenda zonës së rreptësisë, 21-vjeçari godet portën dhe tund rrjetën e Fleetwod-it.
Ndeshja përfundon me rezultatin 1-1 dhe goli i Anis Mehmetin nxjerr Wycombe-n me një pikë nga transferta e sotme, e vlefshme për javën e 7 të Ligue One në Angli.