Champions League, shqiptari i Kosovës do të ndajë drejtësinë në sfidën Celtic - Real Madrid!  

Futboll

Champions League, shqiptari i Kosovës do të ndajë drejtësinë në sfidën Celtic - Real Madrid!  

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:50
Bekim Zogaj

Kampioni i Evropës, Real Madrid, është gati për sfidën e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Reali e fillon misionin e mbrojtjes së titullit në Glasgou, kundër skuadrës skoceze Celtic.

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, prej gjyqtarëve më të mirë në Zvicër, është caktuar asistent i parë  i gjyqtarit kryesor në përballjen Celtic – Real. 

Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistent i parë Bekim Zogaj dhe  asistent i dytë Jonases Emi.

Ndeshja zhvillohet me 6 shtator në orën 21.00 në kuadër të Grupit F.

Reali është në grup me Celtic-un, Shakhtar Donetsk-yn dhe Lepipzig-un.

Zogaj kudo që ka referuar në garat e nivelit më të lartë, gjithmonë është vlerësuar me nota shumë të mira. 

Është gjyqtar i vetëm shqiptar që referon në nivelet më të larta, tani do të ndajë drejtësinë në sfidën mes gjigantit skocez dhe kampionit të Evropës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat