Elita e futbollit do të vazhdojë sot pasdite me tri ndeshjet e fundit të javës së pestë.
Padyshim se kryendeshja e kësaj xhiro është përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit, derbi ky që do të luhet sonte në ‘Fadil Vokrri’.
Të dy skuadrat e kanë nisur mjaft mirë këtë sezon të garave, andaj sfida mes prishtinasve dhe kampionëve në fuqi të Kosovës, parashikohet të prodhojë një super-ndeshje.
Tifozët e Prishtinës ‘Plisat’ por edhe ‘Xhebrailat’ nga Suhareka, kanë paralajmëruar atmosferë fantastike në kryederbin e kësaj fundjave.
Ndërkaq, sot përveç duelit Prishtina-Ballkani, do të luhen edhe përballjet Dukagjini-Gjilani dhe Drenica-Ferizaj.
Superliga / Java e pestë
Sot takohen:
Prishtina – Ballkani
Dukagjini – Gjilani
Drenica – Ferizaj.
Të gjitha ndeshjet nisi në orën 15:00, përveç derbit mes Prishtinës dhe Ballkanit që luhet prej orës 20:00.